Lushtaku: Kurti hipokrit, dje u mundua të na e zhvlerësojë traditën, sot lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, e ka cilësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si hipokrit.

Lushtaku, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’ ka thënë se Kurti u mundua të zhvlerësoj traditën dhe vlerat, duke konsistuar në një nga pikat e Projektkodit civil, respektivisht rregullimit të bashkëjetesës mes personave me gjini të njëjtë, shkruan lajmi.net.

“Hipokriti më i madh që deri më tani njeh historia e re e Kosovës. Dje u mundua të na zhvlerësoj traditën dhe vlerat tona, ndërsa sot e theu edhe një premtim tjetër, duke lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar deputeti i PDK-së.

“Me të vërtetë, HIPOKRIZIA KA EMËR – ALBIN KURTI!”, ka përfunduar ai.