Lushtaku konfirmon fjalët e Molliqajt: Po, Rexhep Selimi më dha fjalën se VV-ja do ta votonte shpërbërjen e Speciales

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj thotë se VV, më saktësisht deputeti Rexhep Selimi, i ka premtuar votën pro Sami Lushtakut për shpërbërjen e Gjykatës Speciale.

“Vetëvendosje i ka dhënë votën pro Sami Lushtakut për shpërbërjen e Speciales.”, ka thënë Molliqaj në Dukagjini.

“Rexhep Selimi është takuar me Sami Lushtakun kur është filluar nisma për zhbërjen e Gjykatës Speciale dhe ia ka premtuar votat pro të VV’së. Albin Kurti e ka ndërruar një qëndrim të tillë të organeve me një telefonatë nga burgu. Ka pasur presione nga jashtë.”

Pas kësaj, është inkuadruar Sami Lushtaku i cili ka thënë se kjo është e vërtetë.

“Po është e vërtetë ajo që po e thotë Dardan Molliqaj. Ai më ka thënë që zotohem se do ta marr përsipër se nuk do ta votojmë këtë Gjykatë. Pra,do të votojnë zhbërjen”, ka thënë Lushtaku.

Ndërkohë Rexhep Selimi ka mohuar këto akuza duke thënë se Dardan Molliqaj po gënjen.