Ish gjenerali i UÇK-së, tash kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për dy aderime të reja në radhët e PDK-së.
Lushtaku ka thënë se asambleisti nga radhët e AAK-së në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Dardan Shala, njëherësh ish kryetar i Degës së AAK-së në Skenderaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Skenderajt, Alban Shala, sot edhe zyrtarisht u bashkuan me Partinë Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë:







