Mërgim Lushtaku i PDK’së i ka shkuar në foltore Enver Dugollit të Vetëvendosjes, i cili nuk ndalej me fjalimin e tij para deputetëve, ndonëse opozita po proteston me shuplaka tavolinave.
Njëjtë ka ndodhur edhe me ministrin Hekuran Murati.
Dugolli teksa fliste diçka për ushtrinë, i shkoi Lushtaku dhe i mëshonte tavolinës së tij.
Kjo protestë po vazhdon tash e disa minuta nga opozita, për shkak se po kundërshtohet krijimi i komisioniy hetimor për rrymën.






