Lushtaku e çon në “qiellin e shtatë” Hoxhajn: Padyshim kandidati më i mirë për Kosovën

Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, ka lavdëruar kryetarin në detyrë të PDK-së dhe kandidatin e konfirmuar për kryeministër të Kosovës nga kjo parti, Enver Hoxhajn.

Lushtaku tha se Hoxhaj është kandidati më i mirë për Kosovën, i cili posedon kapacitet intelektual e profesional, shkruan Ballkani.

Ai u shpreh i gatshëm që për kandidatin e subjektit në të cilin bën pjesë të jap përkrahje maksimale në zgjedhjet të cilat më së largu do të mbahen pas 40 ditësh.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme votën e deputetit,Etem Arifi, votë kjo vendimtare për krijimin e Qeverisë Hoti, e cila në Kuvend u votua nga 61 deputetë.

Ky është postimi i plotë i Lushtakut: