Lushtaku: Do ta lë PDK-në në momentin që Bekim Jashari formon parti të re

Një anëtar i rëndësishëm i PDK-së në Skenderaj, Nuredin Lushtaku, njëherit kushëri i afërt i Sami Lushtakut pohon se do ta lë këtë parti në rast se Bekim Jashari e themelon një të re. Këtë deklaratë e dha sot ekskluzivisht për T7.

Mbrëmë T7 raportoi se Bekim Jashari nuk e përjashton mundësinë e themelimit të një partie të re, ndërsa kjo ide po përkrahet edhe nga Nuredin Lushtaku.

“Nëse Bekim Jashari bën parti të re ose një iniciativë unë jam i gatshëm që të jem me të.

Nuk e kam asnjë problem me lëshu partinë Demokratike kur është në pytje Bekim Jashari, një njeri si Bekim Jashari i duhet Kosovës edhe politikës”, pohoi Lushtaku në T7, transmeton Gazeta Express.

Përkrahje kësaj ideje po i japin edhe qytetarët e Skenderajt.