Lushtaku, deputet agjërues: Ramazani na thërret të jemi të durueshëm, sidomos në politikë

Mërgim Lushtaku është njëri nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që agjëron Muajin e Ramazanit.

Për një prej pesë shtyllave të Islamit – agjërimin e Ramazanit, Lushtaku ka thënë se ajo është thirrje për të qenë tolerant.

“Nuk kujtoj asnjë rast që kam dalë nga vetja sidomos në Muajin e Ramazanit. Natyra e agjërimit dhe qëllimi për çfarë e bën, të bën të jesh tolerant dhe i durueshëm dhe në këtë pikëvështrim nuk sheh diçka të pakalueshme”.

“Gjërat tejkalohen me lehtësi kur e ke durimin. Muaji i Ramazanit na thërret të jemi të durueshëm edhe jashtë Ramazanit, sidomos në politikë”, është shprehur ai.

Lushtaku që ka refuzuar të flasë rreth çështjeve politike, ka thënë se Muajin e Ramazanit e agjëron që nga mosha 15-vjeçare.