Uk Lushi, analist dhe ish-ushtar i batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, në Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.
Sipas Lushit, kjo vizitë është një mesazh për Rusinë.
“Vizita e kreut të CIA-s në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë është një mesazh për Rusinë e Putinit se Ballkani do të mbahet i qetë me çdo çmim. Serbia dhe serbët nuk mund të ulen në tre karrige” – ka shkruar ai.
The visit of the CIA head to Sarajevo, Belgrade, and Prishtina is a message for Putin’s Russia that the Balkans will be kept peaceful at any price. Serbia and Serbs can’t sit in three chairs.
— Uk Lushi (@UkLushi) August 22, 2024







