Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe veprimtari në SHBA, Uk Lushi, ka reaguar rreth incidentit të sotëm në Skenderaj, ku u përfshinë Sami Lushtaku dhe Hysni Mehani i VV’së.
Ky i fundit e kishte eitketuar Lushtakun me “Sami Serbia”, e kjo sipas Lushtakut ka bërë që “qytetarët të reagojnë”, duke e lënë të njëjtin me lëndime në kokë.
Sipas Uk Lushit, VV duhet ta ndalë gjuhën diskualifikuese dhe akuzuese, përndryshe sic thotë ai e çon Kosovën në luftë vëllavrasëse.
“Nëse dikush, qoftë edhe pjestar i UÇK-së, është njeri i Serbisë dhe (pu)shteti nuk e arreston, gjykon dhe pastaj mban në burg apo edhe e ekzekuton njeriun e Serbisë, kjo i bën pushtetin dhe VV-në njerëz të Serbisë”, ka shkruar Lushi ndër të tjera.
“Nëse Kosova shkon në luftë civile për shkak të Albin Kurtit, Dejona Mihalit dhe VV-së do të jetë keq për secilin, por më së keqi për VV-në, Albin Kurtin dhe Dejona Mihalin. “, thotë Lushi tutje.
Postimi i plotë [pa ndërhyrje]:
VV duhet ta ndalë gjuhën diskualifikuese dhe akuzuese ose e çon Kosovën në luftë vëllavrasëse.
VV i ka pushtetin dhe organet e sigurisë dhe inteligjencës në dorë.
Nëse dikush, qoftë edhe pjestar i UÇK-së, është njeri i Serbisë dhe (pu)shteti nuk e arreston, gjykon dhe pastaj mban në burg apo edhe e ekzekuton njeriun e Serbisë, kjo i bën pushtetin dhe VV-në njerëz të Serbisë.
Nuk jeni veç ju njerëzit e VV-së shqiptarë. Jeni veç një parti dhe shihini edhe shqiptarët tjerë ashtu si janë— njerëz si ju që duan që shteti dhe kombi të jenë të tyrët aq sa të juajët. Ofroni bashkëpunim, e jo përçarje. Konkurrencë po, por jo sundim.
Mjaft më me akuza e shpifje pa evidencë.
Nëse Kosova shkon në luftë civile për shkak të Albin Kurtit, Dejona Mihalit dhe VV-së do të jetë keq për secilin, por më së keqi për VV-në, Albin Kurtin dhe Dejona Mihalin.
E keni shtetin në kontroll. Keni fakte dhe prova, arrestoni. Por mos u jargavitni duke hedhur propagandë musoliniane nga gojët sepse e keni tepruar.
Shumica absolute e popullit të Kosovës duan paqe dhe razí. Askush nuk i ka VV-së asnjë borxh. VV e ka instaluar gjuhën e egër dhe VV duhet ta deinstalojë dhunën verbale.
Albin Kurti dhe Dejona Mihali, populli i Kosovës shpesh heshtë, jo pse tutet, por pse beson që fëmijë të tij të këqinj si ju dy, eventualisht, do të piqeni.







