Ish-eprori i UÇK-së nga Batalioni “Atlantiku”, Uk Lushi thekson se të dhënat për remitancat e tremujorit të parë, flasin qartë për dështimet e Albin Kurtit.
Ai thekon se diaspora po e mban Kosovës, derisa Kurtit po e bankroton popullin dhe shtetin.
“Numrat nuk gënjejnë. Numrat i qesin padijeninë dhe dështimet e Albin Kurtit lakuriq. Natyrisht për shqiptarët që kanë sy dhe tru.
Remitancat e tremujorit të parë që hynë në shtetin e Kosovës ishin 403 milionë euro, përfshirë 111 milion për prillin 2025. Rritje kjo prej gati 4% krahasuar me 2024. Pra për 4 kuartale Diaspora dërgon diku 1.2 miliardë në remitanca ndërkaq që buxheti i Kurtit për 2024 ishte 3.3 miliardë”, deklaroi Lushi.
Ai tha se diaspora po mban gjallë ekonominë, ndërsa sipas tij, qeveria e Albin Kurtit po e çon vendin drejt kolapsit.
“Emigrantët po rrisin dërgimin e remitancave sepse nga qeverisja kurtiane nuk ka zhvillim e as punësim, por edhe për shkak të pasigurisë dhe nevojave si rezultat i bllokimit të Kuvendit dhe shtetit prej Albin Kurtit.
Kurti është duke na kushtuar miliarda euro në humbje direkte dhe kosto oportuniteti. Kurti duhet të ndalet sa më parë para se të bankrotojë popullin dhe shtetin”, shkroi më tej ai.







