Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se përgjegjësia për të prezantuar një emër për president i takon LVV-së.

Në një prononcim të shkurtër për media, Lushaku-Sadriu u shpreh se as nuk kanë ndonjë kandidat që është prezantuar, e as nuk është thirrur as Kryesia e Kuvendit, as seanca.

“Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë që të marrim pjesë, edhe në dialog, edhe në procesin e zgjedhjes – ashtu siç e kemi obligim dhe i takon secilës parti parlamentare në një shtet demokratik. E kemi shfaqur gatishmërinë tonë, por varet nga partia më e madhe” deklaroi ajo.