Champions League

Lunin dërgon Real Madridin në gjysmëfinale

Portieri Andriy Lunin ka dërguar Real Madridin në gjysmëfinale të Championsit.

Ukrainasi priti dy goditje nga pika e bardhë, ndërsa Reali mposhti kampionin në fuqi, Manchester Cityn në penallti.

Antonio Rudiger shënoi penalltinë vendimtare për Real Madridin.

Penalltitë do të vendosin ndeshjen mes Manchester Cityt e Real Madridit. Në dy vazhdimet nga 15 minuta nuk janë realizuar gola. Skuadrat kishin më shumë kujdes që mos të pësojnë dhe kështu goditjet nga pika e bardhë vendosin gjysmëfinalistin e fundit të Championsit.