Lundrimi detar ende i pezulluar nga moti i keq në Vlorë

Moti i keq në Vlorë prej të premtes në mëngjes ka pezulluar lundrimin e tragetit të linjës Vlorë-Brindizi.

Edhe mjetet e tjera lundruese janë urdhëruar të mos dalin në det.

Nga kapiteneria e portit të Vlorës konfirmohet se lundrimi do të nisë vetëm me përmirësimin e kushteve të motit.

Trageti i linjës Vlorë-Brindizi do të qëndrojë në radë deri ditën e dielë. Ndërkohë mjetet e peshkimit janë ankoruar në zonën e Triportit për shkak të kushteve të vështira atmosferike, erës se fortë dhe detit me dallgë.