Ministri i infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se të gjitha fluturimet komerciale janë ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘’Adem Jashari’’.

Prej orës 12 uk do të ketë më fluturime, dhe të vetmit avionë që do të vijnë do të jenë ‘’ghost flight’’. Këta avionë vetëm vijnë nga shtete tjera të zbrazët dhe marrin shtetasit e tyre.

Po ashtu, do të ndalen udhëtimet nëpër rrugë tokësore.

Këto janë disa nga masat që po merren në këto kohë kur është shpërndarë pandemia e koronavirusit.

Në Kosovë deri më tani janë 15 raste të konfirmuara me virusin në fjalë. E gjithë Europa po përballet me këtë epidemi dhe shtetet kanë marrë masa si karantna dhe mbyllja e kufijve.