deputeti

Lumir Abdixhiku: Përjetimi i kësaj dite historike është fat, votimi për Ushtrinë e Kosovës është privilegj

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përjetimi i kësaj dite ku Kosovaështë bërë me Ushtri është ditë historike.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë që sot e plotësojmë pjesën e fundit të shtetësisë sonë,

“Çfarë ndjenje!

Përjetimi i kësaj dite historike është fat. Votimi për Ushtrinë e Kosovës është privilegj.

Sot plotësojmë pjesën e fundit të shtetësisë sonë, mbrojtjen e atdheut tonë. Në kujtim për gjeneratat e shkuara, në shërbim për ato që vijnë; Kosovë e gëzofsh Ushtrinë”.