Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka komentuar sulmin terrorist në Kosovës javën e kaluar.

Ai ka thënë se presidenti serb është kokë e këmbë brenda këtij skenari.

“Duhet të pranojmë dhe komunikojmë se ajo që ndodhi në Kosovë nuk është një incident i izoluar. Armatimi është futur në Kosovë prej muajsh, me qëllim për të provokuar një skenar që duket spontan por është i parapërgatitur, një skenar shumë i ngjashëm me atë që ndodhi në Krime në vitin 2014. Asgjë nuk mund të ndodhte pa ndihmën dhe miratimin e segmenteve shtetërore në Serbi. Pyetja që shtrohet për Vuçiq është se deri ku shkon pjesëmarrja e tij në këtë skenar lufte, jo vetëm për Kosovën por për Ballkanin. Është bashkautor apo një president i marrë nga mashat e Rusisë, duke filluar nga Vulin? Deklarata e Radioçiq lë pak hamendësim që Vuçiq është kokë e këmbë brenda në këtë skenar”, tha Basha.