PD

Lulzim Basha: Sa herë kapet në krim, Edi Rama mashtron

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha publikoi një video ku rrëzon pretendimin e Edi Ramës se Taulant Balla bëri publik i pari letrën e nënkomisar Emiljano Nuhut për kërcënimin e tij me pistoletë në kokë.

“Edi Rama gënjen paturpësisht për të fshehur krimin e Taulant Ballës në Policinë e Fushë-Krujës”, ka shkruar Basha në videon e të cilit ka një pjesë nga deklarata e Edi Ramës një natë më parë.

“Taulant Balla e nxori vetë këtë gjë. Doli në media dhe lexoi letrën e atij (Nënkomisar Nuhut). E dini ju gjithë kronologjinë apo jo”, ka thënë Rama në një studio televizive.

Në video shpjegohet se intervista e Nuhut u tranmetua në orën 13:46 të datës 26 shtator, ndërsa Taulant Balla doli në media në orën 15:06.

“Sa herë kapet në krim, Edi Rama mashtron për të mbrojtur pushtetin e tij të lidhur me krimin. Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Veting pa vonesë”, thuhet në mesazhin e Lulzim Bashës.