Lulzim Basha: Rezoluta e miratuar është një farsë

Lideri i opozitës në Shqipëri Lulzim Basha përmes një konference për media ka reaguar në lidhje me miratimin e rezolutes në Kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Basha: Kjo rezolutë është një farsë dhe jo legjitime për shkak të jo legjitimitetit të Kuvendit.

Basha ka kërkuar që të krijohet një qeveri tranzitore e cila do të mundësonte që të organizohen zgjedhjet e lira, demokratike dhe rikthimi i legjitimitetit politik në parlament.

Tutje, Basha thotë se kjo seancë është jo legjitime sepse vetë parlamenti është jo legjitim dhe se kjo seancë është një teatër.

Basha ka ftuar qytetarët të ruajnë qetësinë dhe ka kërkuar që të vazhdojmë bashkë, të bashkuar dhe pjesëmarrjen më masive që të ruajmë fatin e fëmijëve tanë. përcjellë Ballkani.info