Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas fitores së medaljes së artë nga Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Përmes një postimi në Facebook, Basha e quajti “Krenari” fitoren e Distrias në Tokio.

Kjo është njëherësh medalja e dytë që Kosova e sjell nga lojërat olimptike, pasi edhe Majlinda Kelmendi e kishte fituar të artën në vitin 2016.

Ndryshe, Lojërat Olimpike po i përcjell nga afër edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.