Luksi me naftën nga deputetët e VV-së, Fitore Pacolli përmend fjalën e bukur: llogaridhënie

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me skandalin e shpenzimeve të udhëtimeve, bërë nga 6 kolegë të saj në parti.

Ajo ka replikuar njoftimin e znj.Mimoza Kusari se deputetët e Vetëvendosjes, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompensimi për shpenzimet e udhëtimeve, derisa në fund thotë se duhet të ketë llogaridhënie ndaj qytetarëve.

Pacolli shkruan:

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.

Llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të Republikës!