Lukaku, nesër testet mjekësore të Chelsea

Sky Sport Italia raporton se Romelu Lukaku, pritet që të kryejë testet mjekësore të Chelsea nesër, pasi që Interi ka pranuar ofertën e tyre prej 115 milionë euro kesh

Disa media si Sportitalia dhe Sky Sport Italia – të cilat ishin të parat që shkruan se fituesit e Ligës së Kampionëve pritet ta thyejnë bankën për Lukakun – besojnë se marrëveshja është arritur dje dhe kap shifrën e 115 milionë euro.

Kjo do të jetë shumë fikse, pa bonuse apo shkëmbim me ndonjë lojtar tjetër. Interi do të luajë sonte një ndeshje miqësore me Parmën në Tardini duke filluar nga ora 19:00. Hakan Calhanoglu është jashtë shkaku i një problemi muskulor, derisa Lukaku nuk është përfshirë fare në ekip për shkak se do të largohet për Londër.

Interi e bleu Lukakun nga Manchester United më 2019 për 74 milionë euro plus 4 milionë në bazë të përformancave të tij, kështu që nga ky transferim pritet që të përfitojë edhe skuadra angleze. Besohet se ai do të zëvendësohet me sulmuesin e Romës, Edin Dzeko apo një tjetër sulmues. Disa media shkruajnë se zgjedhje e parë e tyre është Duvan Zapata i Atalantës.