LIVE
Luka Modriq gjakoset në “Bernabeu” (VIDEO)
Pjesa e parë e ndeshjes Mes Real Madrid dhe Sevilla, e vlefshme për javën e 20-të të La Liga-s, është mbyllur në barazim 0-0.
Tetë minuta para përfundimit të 45 minutave të para ka ardhur një përplasje e frikshme mes Luka Modric dhe Franco Vazques.
Të dy lojtarët kanë patur nevojë për ndërhyrjen e mjekëve pas të çarave të pësuara në kokë.
Fatmirësisht, nuk është bërë fjalë për një dëmtim serioz, duke parë se të dy lojtarët kanë vazhduar ndeshjen.