Humbja ndaj Anglisë

Luis Enrique kritikon paraqitjen e Spanjës në pjesën e parë

Selektori i Spanjës, Luis Enrique, ka kritikuar performancën e lojtarëve të tij në pjesën e parë ndaj Anglisë, në të cilën iberikët ishin në disavantazh të 3 golave.

Zëvendësuesi Paco Alcacer shënoi golin e parë për Spanjën ndërsa kapiteni Sergio Ramos në minutën e fundit realizoi për rezultain final 2-3.

Pas ndeshjes Enrique nuk është ndarë i kënaqur me paraqitjen e të besuarve të tij.

“Goli i parë na vrau neve, bëmë shumë gabime individuale. Anglia është një skuadër me 2 gjysmëfinale në Kupën e Botës. Gjëja normale do të ishtë t’i zëvendësoja lojtarët në pushim por në vend të saj unë vendosa t’i mbështetja. Tani sërish gjithçka varet nga ne, na duhet të shkojmë në Kroaci dhe të fitojmë e ta përmbyllim grupin si lidere”, deklaroi Luis Enrique.

Spanja përballet me Kroacinë me 15 nëntor, derisa Anglia pret nënkampionët e Botës 3 ditë më vonë.