Luis Enrique, fatkeqësi para Spanjë-Kosovë, mbetet i mbyllur për një orë në ashensor

Fatkeqësi për Luis Enrique në ndeshjen para-Spanjë-Kosovë, ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 të luajtur në Sevilje. 

Siç raportohet nga Cadena SER, transmeton Ballkani.info, trajneri spanjoll arriti vonë në stadiumin “La Cartuja”.

Shkaku?  Një dështim mekanik, i cili e detyroi Luis Enrique të ngecte në ashensorin e hotelit që priti ekipin kombëtar spanjoll për rreth një orë me gjashtë anëtarë të stafit trajnues.

Prishja zgjati ca kohë dhe kjo e detyroi trajnerin të lëvizte pas ekipit, te cilët udhëtuan me autobus drejt stadiumit, ndërsa Luis Enrique me veture private.

Spanja e fitoi ndeshjen e mbrëmshme kundër Kosovës më rezultat 3-1. /Ballkani.info/