Luftime të ashpra në qytetin ku ndodhet një prej centraleve më të mëdha bërthamore në Europë

Një qytet në të cilin ndodhet një nga centralet më të mëdha bërthamore në Europë, ditëve të fundit është bërë cak i luftimeve intensive.

Dmitry Orlov, kryetar i Enerhodar, qytet në veri-lindje të Ukrainës, tha se nuk janë të furnizuar me ujë në të gjithë qytetin si dhe po përballen me mungesë të energjisë elektrike në disa lagje.

Dje, një turmë e madhe punëtorësh të centralit dhe banorë vendas ndërtuan barrikada për të bllokuar hyrjen e trupave ruse në qytet, raporton BBC.

Sot, kryetari Orlov publikoi në Facebook pamje që tregonin shkatërrimin e ndërtesave të banimit dhe një shkolle derisa beteja atje po vazhdon.