ish-këshilltari

‘Luftën e hoqa nga politika në Kosovë, dua ta heq edhe në Maqedoni’: Behrami thotë se Kurti e Specialja kanë agjendë të njëjtë

Artan Behrami, ish-këshilltari i Hashim Thaçit ka komentuar raportimet mbi një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti.

Ish-ambasadori Ylber Hysa ka zbuluar disa detaje, ku sipas tij, Kurti i ka thënë ish-presidentit maqedonas, Stevo Panderovski se do ta heqë luftën nga politika në Maqedoni, pasi një gjë të tillë e bëri në Kosovë.

Sipas Behramit, me këtë dëshmohet se “agjenda e Kurtit dhe e Gjykatës Speciale është e njëjtë”.

“Mospagesa e avokatëve, tentim-shkurtimi i buxhetit, edhe ashtu i vogël, mos vizita në Hagë, tolerimi i ministres së Jashtme për urrejtjen që ka ndaj UÇK-së shpjegojnë shumë mirë qëllimin e tij politik! Tash ka mbetur Kurti me mbështet veç edhe Gjykatën Speciale që të ndërtohet kundër Ali Ahmetit në Maqedoni, nëse i besohet deklaratve të përfaqësuesve të VMRO-DPME.” – ka thënë ai.

Tutje, Behrami ka shtuar:

“Rrjedhimisht, ndryshimi i historisë. Një histori ku ‘lavdia’ e Kurtit është më e madhe sesa e UÇK-së!”