Ka nisur me tensione të forta përplasja e policisë dhe protestuesve të PD-së. Të dyja palët kanë shkëmbyer sulme mes tyre, ndërsa disa metra më tutje pritet që të nisë mitingu elektoral i kryeministrit Edi Rama, ku e presin mbështetësit socialistë.

Disa kordonë me forca speciale janë vendosur në rrugë për të ndaluar protestuesit t’i afrohen mitingut të Ramës. Protestesit kanë lëshuar gurë, ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës dhe spraj kundër atyre që kanë sulmuar. Situata duket mjaft e tensionuar.

Për shkak të gazit lotsjellës disa protestues kanë humbur ndjenjat dhe një autoambulancë ka çarë mes protestuesve, por nuk ka mundur të kalojë kordonin e policisë.

Në tjetë moment tensioni është qëlluar me spraj nga policia në drejtim të protestuesve, ku është goditur dhe kryetarja e bashkisë, demokratja Voltana Ademi.

E pranishme dhe në krye të protestës, kryetarja e bashkisë Voltana Ademi u shpreh se qytetarët janë në të drejtën e tyre, ndërsa shtoi se, policia nuk duhet të gjuajë me asgjë.

“Të gjuaj me gaz lotsjellës dhe të provokojë, nuk ka të drejtë. Ne kemi të drejtë të thërrasim Rama ik, mafiozë ikni. Policia nuk duhet të gjuajë me asgjë. Gojën nuk na e mbyllin dot as me gaz dhe as me helm. Nuk jemi të armatosur, kërkojmë vetëm qetësi. Jemi në të drejtën tonë të mos guxojë të vijë në Shkodër. Jemi në të drejtën tonë, që banda kriminale, të mos guxojë të shkelë në Shkodër. Nuk ka asnjë arsye që policia të gjuajë mbi njerëzit”, tha Ademi.

Për të parë se çfarë ndodh mund të ndiqni videon LIVE më poshtë: