Presidenti i Shqipërisë

Luftanija britanike në Durrës, Begaj e viziton me helikopter

Anija ushtarake e Marinës së Mbretërisë së Bashkuar, RFA “Argus” është stacionuar në ujërat shqiptare, pranë bregdetit të Durrësit.

Një vizitë e veçantë është bërë sot në bordin e saj, nga Presidenti Bajram Begaj, në kuadër të bashkëpunimit të fortë dhe miqësisë së ngushtë mes Mbretërisë së Bashkuar e Shqipërisë, edhe si dy vende anëtare të NATO-s.

Kreu i Shtetit së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Arben Kingji, dhe ambasadori britanik Alastair King-Smith fluturuan drejt bordit të anijes me një helikopter.

Begaj falënderoi komandantin dhe ekuipazhin e RFA “Argus”, duke u shprehur se prezenca e tyre në rajon është domethënëse në një kohë kur siguria është tronditur pas agresionit rus në Ukrainë.

Gjithashtu, ai vlerësoi forcat e armatosura të Marinës Mbretërore, të cilët i shërbejnë jo vetëm vendit të tyre, por dhe sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon, Evropë e më gjerë.

Ndalesa e anijes së marinës britanike vjen në prag të festimeve të 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

VIDEO BONUS: A do ketë mbyllje përsëri për shkak të koronavirusit? Mjeku kosovar e jep përgjigjën