Udhëheqësit e NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë mbrojtjen e tyre në lindje, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, raporton BBC.
“Ne kemi aktivizuar planet e mbrojtjes së NATO-s, kemi vendosur elementë të Forcës së Reagimit të NATO-s dhe kemi vendosur 40,000 trupa në krahun tonë lindor”, njoftuan ata në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Bruksel.






