“Lufta për KZAZ”- Lëndohet një efektiv i policisë bashkiake Kamëz (VIDEO)

Prej orëve të para të mëngjesit në disa bashki të vendit, të drejtuara nga opozita ka pasur përplasje për lirimin e hapësirave që do të përdoren nga KZAZ.

Një prej tyre është edhe Bashkia e Kamzës, ku raportohet se është lënduar një efektiv i policisë Bashkiake me sprai me piper.

Aktualisht gjendja raportohet e qetë, por nuk kanë munguar përplasjet me policinë e shtetit, policinë bashkiake dhe simpatizantëve të PD.

https://www.youtube.com/watch?v=xqZ6vqeGakw