Lufta në Ukrainë: Sulme të reja raportohen në kryeqytetin Kiev

Sulme të reja janë raportuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Kreu i rajonit më të gjerë tha se infrastruktura kritike dhe ndërtesat e banimit janë goditur.

Më herët, një alarm për sulm ajror u lëshua në të gjithë Ukrainën mes raporteve për shpërthime në një numër lokacionesh.

Në javët e fundit, Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj rrjeteve energjetike të Ukrainës, pasi pësoi një sërë pengesash në fushën e betejës në luftë.

Pak para raporteve për shpërthime në Kiev, zyrtarët thanë se Ukraina jugore ishte nën sulm të rinovuar.

Guvernatori i rajonit të Mykolaiv paralajmëroi për “shumë raketa” që vijnë nga jugu dhe lindja.

Në rajonin e afërt të Zaporizhzhias, një foshnjë e porsalindur u vra kur një raketë goditi një njësi materniteti, thanë shërbimet e urgjencës. Rusia u fajësua për atë sulm, por ende ka komentuar për ndonjë nga sulmet e supozuara të së mërkurës.

Ndërkohë, kryetari i ashkisë së Lviv në Ukrainën perëndimore u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në strehimore.