Lufta në Ukrainë, profesori amerikan : SHBA ka të njëjtin qëndrim ndaj Serbisë

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington ka deklaruar se qëndrimi i SHBA-së ndaj Serbisë në periudhën e luftës që po zhvillohet në Ukrainë, mbetet i njëjtë.

‘Invazioni i Ukrainës ka tronditur botën, por qëndrimi i #SHBA-së ndaj #Serbisë mbetet i njëjtë: kalim falas në #Beograd për të shmangur detyrimet ndaj BE dhe  Ukrainë ‘- shkruan Joseph.

Deklarata e profesori vjen pas asaj të ambsadës amerikane e cila shkruan se e mirëpret qëndrimin e Serbisë për mbështetjen që i ofron Ukrainës.

Postimi i ambasadës amerikane

Shtetet e Bashkuara mirëpresin qëndrimin e përsëritur të Serbisë dhe @predsednikrs për mbështetjen e integritetit territorial të Ukrainës, e cila është shkelur nga sulmet e paligjshme dhe të paprovokuara nga Rusia.