‘Lufta’ në Barcelonë shtyn ‘El Clasico-n’. Zbulohet data e kur do të zhvillohet derbi

Barcelona po përjeton një gjendje lufte me protestuesit që e kanë kthyer qytetin në një fushë beteje me Policinë.

Kjo situatë e tensionuar në Kataluni ka rrezikuar zhvillimin e përballjes mes Barcelonës dhe Real madridit e planifikuar për tu zhvilluar më 26 tetor 2019.

Në mungesë të konfirmimit zyrtar, “Marca” shkruan se “El Clasico” e parë e këtij sezoni pritet që të zhvendoset dy muaj me vonesë, pikërisht më 18 dhjetor.

Fillimisht ishte menduar që ndeshja e parë të luhet në ‘Santiago Bernabeu’, por një gjë e tillë është mohuar nga Barcelona.

Zjarre, makina të djegura, vitrina dyqanesh të thyera, përplasje fizike mes uniformave blu dhe qytetarëve. Kjo është situata dramatike ditët e fundit në Barcelonë.

loading…