Analisti

Lubonja: Rama tha që Kosova me Thaçin e fitoi luftën, ndërsa me Kurtin po e humb paqen

Në emisionin “Politiko”, në një lidhje direkte me analistin dhe shkrimtarin nga Shqipëria, Fatos Lubonja, janë diskutuar deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Lubonja gjatë bisedimit ka thënë se kryeministri Edi Rama ka thënë që Kosova me Thaçin e fitoi luftën, ndërsa më Kurtin po e humb paqen.

“Unë fjalimin e tij e dëgjova dhe në qoftëse do ta thjeshtëzoja me dy fjalë, ajo ishte se kur tha, kur futi Hashim Thaçin, u tha që ai fitoi luftën, dëshironte të fitonte edhe paqen, por siç duket që kur ka ikur Thaçi tani Kosova po e humb paqen për shkak të Albin Kurtit”, ka thënë ai.