“Luanët” e Kosovës mposhten nga Anglia, por magjepsin me lojë dhe gola

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Anglia me rezultat 5:3 në Southampton. Kosova ka treguar lojë të jashtëzakonshme, sidomos në pjesën e dytë, duke magjepsur të gjithë.

Me këtë fitore Anglia gjendet e para në tabelë me 12 pikë, kurse Kosova tashmë gjendet në vendin e tretë me 8 pikë. Çekia ka kaluar në vendin e dytë pas fitores ndaj Malit të Zi, të cilin e mposhti me rezultat 0:3.