Luana Vjollca publikon duetin me MC Kreshën “Nuk o ka ma qet”

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca ka publikuar bashkëpunimin më të ri me reperin MC Kresha.

Dyshja e njohur janë bashkuar për të sjellur duetin me titullin “Nuk o ka ma qet” që e shoqëruan edhe me videoklip.

Për muzikën e projket është përkujdesur Armend Rexhepagiqi, teksti nga Aida Baraku dhe MC Kresha.

Foto: YouTube/Screenshot

Ndërsa, orkestrimi është realizuar nga Fatjon Miftari dhe Yll Limani.

Teksa miksimi, masterizimi dhe producimi nga Darko Dimitrov, ndërsa për klipin produksioni Image me regji të Artan Korenica.

Foto: YouTube/Screenshot

Në përshkrimin e këngës në Instagram, Luana është shprehur se ky projekt është për të gjithë ata që kanë kaluar një ndarje të vështirë dhe janë në kërkim të dashurisë.

“Për të gjithë ata që kanë kaluar një ndarje jo të bukur, për ata që janë në kërkim të dashurisë se bukur. Dashuria vjen e shkon por ajo që është me rendësi është me dashtë veten pikë së pari!”, ka shkruar Luana e cila dukej tejet atraktive në klip.

Kënga tashmë gjendjet e publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të dy artistëve. /Telegrafi/