Luana Vjollca dhe Krenari drejt martesës, blejnë shtëpi në vlerë marramendëse

Prej vitesh janë një nga çiftet më të komentuar në media, por Luana e Krenari vazhdojnë ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre duke preferuar të mos e bëjnë publike. Megjithatë, fotot ku çifti janë kapur mat nuk kanë munguar dhe po ashtu as informacionet mbi jetën e tyre.

Së fundmi “Prive” ka bërë të ditur se Luana dhe Krenari po investojnë në një shtëpi të re të përbashkët në Tiranë, me një vlerë marramendëse.

Punët në strehën e re të çiftit po vijojnë teksa Krenari nga dita në ditë po zhvendoset në Tiranë ku po punon dhe në nisjen e sipërmarrjeve të reja.