Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj ‘arratisen’. Zbulohet hoteli luksoz ku po qëndrojnë,1000 euro vetëm një natë

Ditën e djeshme moderatorja e njohur Luana Vjollca publikoi një video ku tregonte se ajo po largohej nga Shqipëria po pa treguar destinacionin.

Dhe ditën e sotme moderatorja ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj që gjendet në një nga hotelet më luksoze të Venecias dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe.

Në hotelin ku po qëndron moderatorja të cilën e ka bërë vetë të ditur një natë e vetme mund të kushtojë 1000 euro dhe nëse dhoma është më pamje nga liqeni siç tregoi dhe moderatoja në videon e publikuar në Instastory çmimi i një nate shkon në 1432 euro.

Dyshojmë se në këtë arratisje të ëmbël Luana shoqërohet nga partneri i saj Krenar Çocaj.

Në fillim menduam se mos ndoshta çiftet Marina-Getoar dhe Luana-Krenar kishin nisur pushimet bashkë, por reperi ndodhet në Vlorë, ku ka dhe një koncert këtë fundjavë.