Luana Vjollca

Luana merr pushimet, ja emisioni i ri që do zëvendësojë “Shiko kush luan”

Pas një mungese disa mujore, moderatorja e dashur për publikun shqiptar Arbana Osmani ka njoftuar se së shpejti do të rikthehet në ekran.

Më herët ajo kishte lajmëruar fansat e saj se do ta shihnin në janar me emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ndërsa sot ka njoftuar datën e saktë.

Arbana ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet ajo dhe në të shkruan: “5 janar”.

“E nisim vitin e ri bashkë”, shton moderatorja.

Ndërkohë kjo datë përkon me ditën e shtunë dhe mesa duket “Dua të të bëj të lumtur” do të zëvendësojë “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca. Kjo e fundit pak ditë më parë tha se do të bënte disa pushime në janar.