Penalltia e akorduar
Low thotë se Franca ishte me fat
Joachim Low është frustruar me vendimin e gjyqtarit serb Milorad Mazic për të akorduar penallti në favor të Francës në fitoren 2-1 të “gjelave”.
Përzgjedhësi i “Die Mannschaft” ka deklaruar se ky vendim i kryesorit ishte i gabuar teksa shtoi se kampionët e Botës ishin me fat.
“Nuk ishte penallti. Hummels nuk e preku Matuidin, ai e shkeli në këmbë. Ne ishim absolutisht të barabartë me kampionët e Botës, por duhej ta shënonim golin e dytë në pjesën e parë. Fatkeqësisht ne nuk u shpërblyem për ndeshjen e mirë. Nëse do të ishim më të mençur do ta përfundonim takimin më herët”, u shpreh Low për ARD.
Selektori i “pancerave” tutje tha se lojtarët e vjetër të kombëtares kanë ende për t’i dhënë skuadrës duke thënë se vetëm me përzierjen e eksperiencës dhe talentit të futbollistëve të rinjë mund të arrihet suksesi.
Gjermania ndodhet në pozitën e fundit në grup me vetëm një pikë, duke rrezikuar kështu rënien në Ligën B të Nations League.