Low: Nuk më intereson Liga e Kombeve

Trajneri gjerman është duke ndërtuar një skuadër për të ardhmen.

Joachim Low nuk është i shqetësuar për pozicionimin e Gjermanisë në Ligën e Kombeve.Sipas tij më me rëndësi do të jenë kualifikimet për Kampionatin Evropian që do të nisin vitin e ardhshëm.

Të hënën gjermanët do të ndeshen me Holandën në kuadër të ndeshjes së fundit në këtë kompeticion.

“Ne nuk u kualifikuam dot në grupin tonë, pavarësisht përpjekjeve maksimale. Por më shumë rëndësi për mua kanë kualifikueset e Evropianit të vitit të ardhshëm”, tha Low. “12 muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për të gjetur skuadrën më të mirë dhe sinkronizojmë stilin e lojës. Aktualisht jemi në një periudhë tranzicioni”.

“Në varësi të rezultatit të së hënës (kundër Holandës në Ligën e Kombeve) ne kemi një shans që të qëndrojmë në grup dhe ne duam ta fitojmë atë. Ndoshta i kemi kushtuar shumë rëndësi këtij kompeticioni. Rënia nuk do ishte fundi i botës. Do ngjitemi prapë”, theksoi ai.