Lotito konfirmon Inzaghin në krye të Lazios

Claudio Lotito konfirmon Simone Inzaghin në krye të Lazios. Pas suksesit të bardhekaltërve në finalen e Kupës së Italisë, i pyetur për të ardhmen e trajnerit, ai u përgjigj:

“Simone Inzaghi nuk ka qenë kurrë në diskutim.”

Një përgjigje e shkurtër, por mjaft domethënëse, që heq të gjitha hijet e dyshimit mbi të ardhmen e trajnerit, ndërsa për triumfin ndaj Atalantës shtoi:

“Është një trofe i merituar që konfirmon potencialin e kësaj skuadre. Tani jemi të sigurt që do të luajmë në Europa League sezonin e ardhshëm. Vitet e fundit jemi skuadra me fituese pas Juventusit, Interit dhe Milanit. Tani duhet të konsolidohemi. Investimet? Nuk është e vërtetë që unë nuk investoj.”

Në fund, një koment i shkurtër për penalltinë e reklamuar nga Atalanta.

“Rezultati i fushës duhet pranuar gjithmonë, pastaj polemika ka patur gjithmonë.”