Loriana Kuka humb në gjysmëfinale, ka shpresa për medaljen e bronztë

Loriana Kuka nuk ka arritur ta vazhdojë serinë e fitoreve pasi që kësaj radhe ajo humbi në gjysmëfinale kundër sllovenes, Klara Apotekara.

Xhudistja kosovare deri më tani tregoi se e ka shpirtin luftarak duke mos u dorëzuar asnjëherë në asnjërën nga këto ndeshje.

Kurse ajo edhe pse “me njërën dorë po e prekte medaljen e artë” atë ia pamundësoi që ta fitonte sllovenja, megjithatë deri më tani Loriana ishte e shkëlqyer, dhe ka shanse që ta fitojë medaljen e bronztë.

Kuka, tani përmes repezazhit, do të kërkojë të bronztën.

loading…