Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, prej muajsh po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Ajo këtë herë e ka sjellë të dashurin në Kosovë, meqë tashmë dihet se me origjinë është nga Ferizaj.

E veç kësaj, ata tani bëhet e ditur se ndodhen në Shqipëri për pushime.

Foto: Screenshot/Instagram

Si destinacion të këtyre pushimeve, bukuroshja ka përzgjedhur jugun, teksa ka ndarë edhe disa fotografi.

Çifti shihet se po kalon një kohë të mirë, ndonëse për yllin e futbollit kjo është hera e parë që po vjen në trojet shqiptare.

Foto: Screenshot/Instagram

Romanca e Loredanës vjen vite pas ndarjes nga Mozzik, me të cilin ka një vajzë.

Nga ana tjetër, edhe reperi ferizajas po shijon një romancë me prezantuesen Lotina Haziri.