Trajneri

Lopetegui i përshëndet lojtarët e tij…. për çdo rast

Pas humbjes 5-1 nga Barcelona sot në Camp Nou në La Liga, Julen Lopetegui e dinë që koha e tij gati ka mbarur në Real Madrid.

Si rezultat i kësaj, pas ndeshjes Lopetegui u përshëndet me lojtarët e tij në rast se shkarkohet.

Sipas mediave spanjolle, shkarkimi i tij është çështje orësh, dhe në vend të tij pritet të vijë Antonio Conte.

Lopetegui iu dëshiroi sukses lojtarëve, pasi është gati që të shkarkohet nga posti pas katër muajve e gjysmë, mirëpo ende nuk është asgjë zyrtare.