Lopët nuk ia kanë frikën koronavirusit, “pushtojnë” sheshin e Pejës

Pas rekomandimeve të Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët në Pejë janë izoluar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Nga disa fotografi të cilat i ka dërguar një sinjalizues, shihet se sheshi i Pejës është zbrazuar nga njerëzit, por jo nga lopët.

Në fotografi shihen disa lopë që ia kanë mësyer sheshit të Pejës. Nuk dihet se kujt i përkasin këto lopë e as si kanë arritur deri në shesh.