Lola Haradinaj uron Dautin për ditëlindje me një fotografi të rrallë: Gëzuar Gjeneral

Daut dhe Lola Haradinaj janë një nga çiftet më të përfolura në mediat rozë.

Të dy janë mjaft aktivë në rrjete sociale, ku ndajnë imazhe të shumta nga përditshmëria e tyre.

Së fundi është Lola ajo që ka publikuar në Instastory një fotografi të rrallë të Dautit, me rastin e ditëlindjes së tij.

“Ditëlindja jote është dita ime. Gëzuar Gjeneral. Të dua” ka shkruar Lola në mbishkrimin e fotos.

Lola si duket u bë nostalgjike për rininë e Dautit, pasi ky imazh është një fotografi e para disa viteve e politikanit të njohur.

Image