Lokalizohet zjarri që shpërtheu nga gjeneratori në Ministrinë e Infrastrukturës

Është lokalizuar zjarri që shpërtheu nga gjeneratori në objektin e ish-Gërmisë pranë Ministrisë së Infrastrukturës.

Policia e konfirmon se deri në këto momente nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha se zjarri tashmë është lokalizuar.

“Rreth orës 11:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në në rrugën Fazli Grajçevci në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar, bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.