Lojtari që refuzoi Kosovën i mahnitur nga atmosfera në ‘Fadil Vokrri’

Mirëpritja që tifozët e Kosovës i kanë bërë Kombëtares së Anglisë ka qenë lajmi kryesor në mediet britanike.

Kësaj mirëpritje nuk ka mundur t’i rezistojë askush, madje as futbollistët që kanë refuzuar Kosovën.

Mbrojtësi i RB Salzburg, Albert Vllaci, duket se ka mbetur i befasuar nga ajo që ka parë në ‘Fadil Vokrri’, gjatë ndeshjes Kosovë – Angli.

25 vjeçari ka pëlqyer në Instagram postimin e ‘The Sport Bilbe’, ku paraqitej atmosfera në ‘Fadil Vokrri’.

Kujtojmë se Vllaci ka qenë në bisedime për t’iu bashkuar Kosovës.

Por në fund, duke befasuar të gjithë emri i tij kishte figuruar në ftesat e Kombëtares së Austrisë.

Lojtari edhe pse është ftuar nga Austria, ende nuk ka zhvilluar një ndeshje zyrtare.