Cristiano Ronaldo

“Lojtari i panjohur” i Al Hilal dëshironte përplasje, Ronaldo e shmangu me një reagim gazmor

Ylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo ofroi një reagim gazmor ndaj një lojtari të Al Hilal që po përpiqej ta ‘luftonte’ atë apo thënë me saktë të debatonte.

Të premten mbrëma, Al Hilal u përball me rivalët e Al Nassr në stadiumin ndërkombëtar King Fahd për derbin e parë të Riadit këtë sezon.

Tensionet ishin të larta këtë takim, me nikoqirët që janë pak përpara Al Nassr në renditjen e ligës momentalisht.

Dhe një lojtar i Al Hilal e solli atë tension në fushë duke iu ofruar Ronaldos për një ‘luftë’ në pjesën e parë.

Ali Al-Bulayhi kundërshtoi në mënyrë të ashpër pesë herë fituesin e Topit të Artë, duke bërë disa gjeste të furishme ndaj yllit portugez.

Megjithatë, Ronaldo u përgjigj duke vënë dorën në vesh, duke u treguar gjakftohtë se nuk mund t’i dëgjonte talljet e Al-Bulayhi.

Reagimi i yllit portugez tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.